Shtatë ditë protesta për dorëheqjen e tij, Rama forcon masat policore. Dy ujëhedhëse të tjera dallohen në Rinas, ndërsa kryeministri njofton shpërblime prej 2500 eurosh për efektivët.
Ndërsa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e shtatë dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë dalluar dy automjete të tjera ujëhedhëse, që raportohet se kanë mbërritur nga jashtë vendit.
Automjetet kanë zbritur nga një avion ushtarak me flamurin turk. Bëhet fjalë për dy automjete më të vogla dhe që mund të përdoren lehtësisht dhe në lagjet e Tiranës. Sipa verifikimeve janë prodhim turk dhe quhen TOMA. Është një top uji i blinduar i projektuar për kontrollin e trazirave nga disa kompani turke. Lexo lajmin e plote ketu