Prokuroria Speciale e Kosovës, kërkon që të caktohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve të arrestuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.
Ndryshe, dje në një lokacion të Zubin Potokut, kanë nisur gërmimet mbi dyshimet për varrezë masive atje.
Lidhur me këtë, është deklaruar sot edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se, dyshimet janë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve, porse duhet të priten rezultatet nga organet kompetente.