Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i ka bërë një përmbledhje vizitës Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kaloi pa ndonjë takim me ndonjë zyrtarë të lartë të Administratës Trump.
Kryeziu ka thënë se Kurti gjatë qëndrimit pesëditor në ShBA ka takuar tre kryeministra shtetesh, gjashtë kongresistë dhe katër senatorë amerikanë.
Ai ka përmendur edhe dy ligjërata që ka mbajtur si dhe takimet me mërgatën.
“Angazhim i përditshëm për thellimin e raporteve bilaterale me vendet partnere, fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe për prezantimin e ofertës dhe përparësive që Republika jonë ofron për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti.