Pas disa vitesh thashethemesh, prodhuesi gjerman i veturave Mercedes-Benz ka konfirmuar zyrtarisht se po zhvillon një version kompakt të G-Class legjendare.
Në panairin IAA Mobility 2025 në Mynih, shefi i Mercedes, Ola Källenius, njoftoi se prototipet “Mini G” së shpejti do të dalin në rrugë.
Përveç kësaj, u shfaq një pamje paraprake e modelit të ri.
Drejtori Teknik Markus Schäfer shpjegoi se po krijohet një arkitekturë unike për modelin në mënyrë që të ruhet fryma e vërtetë e G-Class.
Sipas tij, ai do të ketë një kornizë miniaturë, ndërsa shumica e komponentëve po zhvillohen “nga e para”.
Sipas Autocar, Mini G i ri do të jetë plotësisht elektrik.
Ky do të jetë një nga ndryshimet kryesore krahasuar me G-Class më të madh, i cili është i disponueshëm me një motor me djegie të brendshme dhe në një version elektrik EQ.
Detajet rreth sistemit të fuqisë së Mercedes nuk janë publikuar ende.