Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit.
Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-në herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.
E procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur te zgjedhja e kryetarit.
Lëvizja Vetëvendosje si partia me përqindjen më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare.
Për PDK-në, LDK-në e AAK-në emri i Haxhiut është i papranueshëm, pasi sipas tyre nuk është unifikues.
Deri PDK e AAK kërkojnë të ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, LVV thekson se si parti me përqindjen më të madhe të votave kanë të drejtë e prezantimit të kandidatit që ata duan.
Në anën tjetër, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetar të Kuvendit./Periskopi/