Eksluzive| Kurti pranon ‘ofertën’ e PDK-së – Këto janë 3 pikat

Një zhvillim i ri politik mund të jetë duke u përgatitur në prapaskenë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Burime të Gazeta Minuti bëjnë me dije se Albin Kurti është pajtuar në parim me një skenar të propozuar nga PDK-ja, ku fillimisht do të votohej në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa pas përmbushjes së këtij kushti do të procedohej me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve, kjo marrëveshje politike do të mundësonte zhbllokimin e disa prej çështjeve që kanë mbajtur të bllokuar funksionimin institucional.

 

Burimet thonë se renditja e dakorduar do të ishte:

1. Votimi i ligjit për Specialen në Kuvend
2. Përmbushja e kushteve të dakorduara mes palëve
3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës

Ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje është finalizuar dhe kush do të jetë kandidati që do të marrë mbështetjen e nevojshme për postin e Presidentit.

Nëse informacioni konfirmohet, ky do të ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme politike të ditëve të fundit.

Gazeta Minuti do të përcjellë çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.