Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka reaguar fortë ndaj protestave të fundit në Maqedoninë e Veriut ku ofendoheshin shqiptarët e disa prej tyre edhe u arrestuan nga policia, shkruan InfosShqip.com
Postimi i plotë:
“Nji shqiptar i ndershëm, atdhetar e bujar, veprimtar i kahmotshëm, shkupjani që e mbrojti pasurinë e vet, dhe jo vetëm ate, por nderin e pragut shqiptar, nga huliganizmi maqedonas, u prangos dhe u burgos!
Unë e pyes shtetin maqedonas, çfar faji ka shqiptari, që mbronë vetën e pasuninë e vet?
Dhe
Pse duhet të burgoset ai e jo dhunuesit, rebelët e huliganët që tentuen t’ia cenojnë jetën e t’ia shkatërrojnë djersën e mundin e viteve?
Ju miqët e tij. Ju shkupjanë, shokë e t’afërt, duhet ta ndihmoni në të gjitha mënyrat, që Cufi të lirohet sa ma parë nga burgu!
Tani i duheni atij që ndihmoi qinda shqiptarë kur patën nevojë!
Me Cufin!”, ka shkruar aktori.