Pas triumfit në “Big Brother VIP Albania 4”, emri i Gjestit ka qenë kudo – në media, rrjete sociale dhe biseda publike. Së fundmi, një lajm që mori dhenë ishte se ai mund të performonte në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, në ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Thashethemet u përhapën me shpejtësi, por Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për të sqaruar gjithçka. Në një prononcim për emisionin “Sports” në Kosovë, zyrtarët konfirmuan se nuk ka asnjë plan për përfshirjen e Gjestit në këtë event madhor.
“Lajmi nuk është i vërtetë. Nuk ka asnjë projekt të tillë,” u tha në deklaratë. Sipas tyre, Gjesti mund të jetë i pranishëm në stadium si spektator, por nuk është parashikuar që të performojë.
Me këtë reagim, një tjetër lajm që ndezi rrjetin shuhet zyrtarisht – të paktën për momentin.