Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur akuza ndaj ministrit të “dorëhequr” të Kulturës, Hajrullah Çeku, për mashtrim dhe propagandë në lidhje me punimet në disa projekte të kryeqytetit.
Prandaj të njëjtin e ka ftuar në një debat të hapur.
Për pretendimet e Ramës, ka reaguar Çeku, duke thënë se do të kishte vullnet për debat vetëm në gjykatë, duke e quajtur Ramën “gënjeshtar të paskrupullt”.
Tutje Çeku, pretendon për “keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe”, për çka thotë se provat i kanë dorëzuar në prokurori e polici.
“Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë”, shprehet Çeku.