Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se në zgjedhjet e shkurtit 41 për qind e qytetarëve ia dhanë votën, kurse ai ua shtrenjtojë rrymën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendin do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera.
“Votuesit në Kosovë ua dhanë 41% VV-së dhe Albin Kurtit. Kurti dhe VV ua trusën rritje në çmimin e rrymës 16% si falënderim. Pritini edhe pak dhe do ta merrni edhe mbetjen prej 25% ngritje shpejt në produkte të tjera. Kurti e paguan ende qiranë korruptive prej 250 eurosh— çmim ku mbase hyn edhe rryma si bonus. Pse të mërzitet ai për juve kur ju nuk çani kokën për vete?! Pasi e penguan ndërtimin e kapaciteteve energjetike për 21 vite, VV dhe Kurti patën 4 vjet të ndërtojnë Termocentralin dhe ta bëjnë Kosovën të pavarur energjetikisht, por zgjodhën dënimin e votuesve me çmime. Bravo votuesit e bukur të Kosovës! Për besë po zgjedhni fort mirë!”, ka shkruar Lushi./Periskopi