Ish-Kryetari i Ferizajt, Adem Salihu, kërcënon moderatorin Sadri Imeri, ai e lajmëron në polici. Ja çka ndodhi

Këtë javë, emisioni Kojshia Show iu kushtua Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mysafirë ishin bashkëluftëtarët e ngushtë të Adem Jasharit: Emin Lati dhe Isuf Hoti.

Këtë herë, emisioni ka filluar me një mesazh kërcënues të ish-kryetarit të Ferizajt, Adem Salihu, që i kishte dërguar moderatorit Sadri Imeri për emisionin e transmetuar një javë më parë me Shaban Sylën.

Këtë mesazh, si dhe disa mesazhe të tjera, moderatori Sadri Imeri i ka raportuar në Policinë e Kosovës, ku më pas të njëjtat janë cilësuar si kanosje.

Për më tepër, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.