Ministria merr vendim shokues per Perparim Ramen

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi ka thënë se vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësimin e ligjshmërisë së projektit.

Sipas Pacollit, projekti i propozuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka qenë në përputhje me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe dokumentet në fuqi të planifikimit të Komunës së Prishtinës.

 

Ajo ka renditur disa shkelje të konstatuara, përfshirë mungesën e bazës ligjore për destinimin e parcelës dhe përcaktimin e parametrave urbanë përmes vendimeve të veçanta, në vend se përmes dokumenteve përkatëse të planifikimit hapësinor.