Brenda këtij muaji pritet të hidhet në votim në Kuvend një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro.
Sipas burimevet të Gazeta Minuti, kjo pako financiare është në fazën përfundimtare të shqyrtimit dhe mund të hyjë në rend dite shumë shpejt.
Pakoja e rimëkëmbjes synon të përfshijë masa për mbështetjen e ekonomisë, bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe sektorë të ndjeshëm që janë prekur nga krizat e fundit ekonomike dhe rritja e kostos së jetesës.
Ende nuk është bërë e ditur në detaje përmbajtja e plotë e masave, por pritet që qeveria ta prezantojë zyrtarisht para deputetëve para votimit.