Ish-deputetja Arbëresha Krasniqi me mesazh të fuqishëm për Fatmir Limajn: “Ballëhapur, me dinjitet dhe fitimtar në çdo betejë – e vërteta është e gjallë!”

Ish-deputetja dhe tani Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëresha Krasniqi, ka publikuar një mesazh mbështetës për Fatmir Limajn, duke vlerësuar qëndrimin e tij në mbrojtje të së vërtetës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Përmes një postimi, Krasniqi e ka cilësuar Limajn si një nga luftëtarët dhe komandantët e shquar të UÇK-së, i cili, sipas saj, kudo ka mbrojtur me dinjitet dhe profesionalizëm të vërtetën e luftës çlirimtare.

Ajo ka veçuar edhe bashkëbisedimin e organizuar në Kolegjin AAB, ku studentët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër Limajn, jo vetëm si ish-student të dalluar dhe intelektual, por edhe si personalitet me përvojë në procese gjyqësore, përfshirë ato në Tribunalin e Hagës.

 

Në fund të mesazhit të saj, Krasniqi ka përcjellë një porosi të qartë: “Ballëhapur, me dinjitet dhe fitimtar në çdo betejë, Fatmir Limaj dëshmon se e vërteta është e gjallë!”