Një mërgimtar ka rrëfyer për një situatë të pazakontë në kufirin hungarez, ku sipas tij, udhëtarët kanë pritur për rreth tetë orë pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
“Qe 8 orë duke pritur në kufi”, ka deklaruar mërgimtari, duke treguar se udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi nga autoritetet hungareze.
Sipas tij, autobusi dhe udhëtarët po i nënshtrohen kontrolleve nga policia hungareze, pasi dyshohet se gjatë kontrollit mund të jetë gjetur diçka e dyshimtë.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara se çfarë mund të kenë gjetur autoritetet apo sa do të zgjasë kontrolli policor.