Në ora 16:00, Qeveria sot merr vendimin e madh

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë.

 

Zyra e kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite.

Mësohet se në këtë mbledhje pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

 

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e këshillit të partisë së tij të shtunën tha se projektbuxheti për vitin 2027 do të procedohet në kuvend të hënën.

Ai madje, përmendi shumën prej mbi 1 miliard euro për investime kapitale.

Nga deputetët e LDK-së është kritikuar qeveria për shkeljen e afatit ligjor për procedimin e buxhetit për vitin 2027.