Aleanca e Re Policore-Sindikata ka ngritur kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i kërkuar Prokurorisë së Lartë Publike që të ndërmarrë masa ligjore ndaj tij.
Përmes këtij kallëzimi, sindikata ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vuçiqit.
Kërkesa pritet të tërheqë vëmendjen e opinionit publik në Serbi, ndërsa mbetet të shihet se si do të veprojë Prokuroria e Lartë Publike lidhur me këtë rast.