Një moment interesant është vërejtur gjatë akademisë përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj.
Në këtë aktivitet përkujtimor, Fadil Geci dhe Sami Lushtaku janë parë duke zhvilluar një bisedë mes tyre.
Në një moment, vëmendje ka tërhequr edhe shprehja “Eja të kallëzoj diçka”, e cila shoqëroi bisedën mes tyre.
Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar konkretisht Geci dhe Lushtaku, ndërsa momenti është regjistruar gjatë akademisë përkujtimore në nderim të heroit Idriz Rrecaj.
Akademitë përkujtimore mbledhin personalitete politike, familjarë dhe qytetarë për të nderuar figurat që kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.