Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish, por kësaj radhe është ndalur te Gjykata Speciale në Hagë dhe zhvillimet që çuan në ngritjen e aktakuzave.
Mehmetaj ka pretenduar se, në kohën kur në këtë gjykatë ishte një prokuror që ai e cilëson si jopolitik, nuk ishte ngritur aktakuzë, pasi sipas tij nuk kishte bazë për një gjë të tillë.
Ai ka përmendur më pas ardhjen e prokurorit Jack Smith, duke lënë të kuptohet se pas këtij zhvillimi situata ndryshoi.
“Kur në Gjykatën Speciale ka qenë një prokuror jo politik e normal, ai as nuk ka ngrit aktakuzë, sepse nuk ka pasur bazë. Pastaj në Gjykatën Speciale ka ardhur Jack Smith dhe t’gjithë e dimë çka ndodhi”, ka shkruar Mehmetaj.
Reagimi i tij rikthen në vëmendje diskutimet dhe polemikat rreth procesit të Gjykatës Speciale, rolit të prokurorisë dhe ngritjes së aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.