Halil Geci, babai i deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit rreth përplasjes mes familjes Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
Ai ka shpërndarë një postim të Xhevdet Dajakut, i cili lidhet me gazetarin Lirim Mehmetaj.
Ky veprim vjen pas debatit të krijuar në opinionin publik, pas deklaratave të ndërsjella mes palëve dhe takimit të zhvilluar me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt, ku familjet u zotuan të mos merren më me njëra-tjetrën përmes shkrimeve dhe paraqitjeve publike.
Reagimi i Halil Gecit vjen në një kohë kur kjo çështje vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike.