Anton Çuni është deklaruar lidhur me ndërhyrjen e tij në përplasjen mes familjes Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
Çuni ka treguar detaje rreth ndërmjetësimit që çoi në takimin mes palëve, në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për t’i dhënë fund përplasjes së krijuar ditëve të fundit.
Takimi u zhvillua në restorantin Garden, ku, me ndërmjetësimin e Anton Çunit dhe Fadil Hadergjonajt, u takuan Lirim Mehmetaj, babai i tij Ismeti, vëllai Rinori dhe Gani Geci.
Sipas raportimeve për këtë takim, palët janë pajtuar dhe janë zotuar që as Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci të mos merren më me njëri-tjetrin lidhur me këtë çështje.
Ndërhyrja e Çunit dhe Hadergjonajt shihet si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes mes palëve.
Anton Çuni ka dhënë detaje për këtë ndërhyrje, duke konfirmuar se palët janë takuar.