Dalin pamjet ekskluzive, ja çka i ndodhi Endrit Thaçit kur u hodh gaz lotsjellës – VIDEO

Pamje të reja nga protesta e së hënës në Prishtinë tregojnë momentin kur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ishte në mesin e protestuesve gjatë përshkallëzimit të situatës pranë Kuvendit të Kosovës.

 

Në momentin kur Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, Endrit Thaçi shihet në mesin e turmës, ndërsa gazi përfshiu zonën ku ndodheshin protestuesit.

Protesta e 5 tetorit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa pati edhe persona që kërkuan ndihmë mjekësore.

 

Shikoni në videon më poshtë pamjet e momentit kur Endrit Thaçi ishte në mesin e protestuesve gjatë hedhjes së gazit lotsjellës. Ndiqni pamjet meposhte: