Tensione para Kuvendit – Ja me çka u gjuajt

Protestuesit po vazhdojnë presionin ndaj deputetëve, derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca ku po trajtohet Ligji për Dhomat e Specializuara.

 

Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike në oborrin e Kuvendit.

Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë dhe ka vendosur një kordon policor te parkingu i veturave të Kuvendit, duke angazhuar edhe njësi të specializuara.

 

Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa deputetët po vazhdojnë punimet e seancës.

Ndiqni pamjet me poshte: