Hysni Gucati ka treguar para protestuesve se çfarë ka biseduar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Gucati tha se gjatë bisedës është diskutuar për bllokimin e rrugës dhe hyrjen e protestuesve në objektin e Kuvendit.
“Veç një rrugë është e bllokuar. Ne nuk pranuam me i heq makinat, meqë ata s’po na lënë me hy brenda, as nuk pranuam me i heq makinat. Ata në të vetën, na në tonën, kështu që zero-zero jemi”, tha Gucati.
Ai i bëri këto deklarata gjatë protestës që po zhvillohet para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po kërkojnë votimin e ndryshimeve të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.