Përfundon takimi Kurti-Hamza, PDK merr tani këtë vendim

Ka përfunduar takimi në Kuvend ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, mëson Gazeta Express.

 

Nuk dihet menjëherë rezultati i këtij takimi, ndërkohë që jashtë janë grumbulluar qytetarët që po protestojnë duke kërkuar votimin përfundimtar të projektligjit që parasheh ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ajo që dihet deri tani pas takimit, Hamza ka mbledh Grupin Parlamentar menjëherë në Kuvend

 

Kurti është shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti Rrahman Rama.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka mbyllur më herët punimet e seancës së sotme të jashtëzakonshme, pas shqyrtimit të 22 pikave të rendit të ditës.

Pikë e parë ishte ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës u votua në parim me 91 vota për dhe asnjë kundër. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, duke paralajmëruar për “rreziqe juridike, politike dhe ndërkombëtare” për shtetin.

Jashtë Kuvendit po shtohet numri i protestuesve, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga Kuvendi derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Specialen.

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha më herët për T7 se “deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, kërkoi më herët që projektligji të procedohet edhe për votim përfundimtar sot deri në orën 17:30.

Nuk dihet ende nëse projektligji për Specialen do të rikthehet sot në seancë për lexim të dytë dhe votim përfundimtar. Sipas rregullave, para se të kalojë në lexim të dytë, projektligji duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme paralajmëroi se sot do të takohet sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Ata janë takuar edhe në fundjavë dhe sipas burimeve të Gazetës Express, Kurti ka kërkuar që fillimisht projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit. Hamza ka kërkuar që projektligji të votohet përfundimisht dhe më pas të votohet për Presidentin.

Koha për një kompromis është e kufizuar, pasi e nesërmja është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e Presidentit dhe dështimi për ta përmbyllur procesin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, që do të ishin të katërtat në dy