Pamje të rënda| Protestuesit e fusin me zor në Kuvend deputetin e VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

 

Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet votimi i ligjit edhe në fazat e tjera të procedurës parlamentare./IndeksOnline/

Ja dhe pamjet me poshte: