I pari i PDK-së, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta mbështesin projektligjin për Specialen, që pritet të shqyrtohet nesër.
Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, Hamza shprehu optimizëm për mbështetjen e deputetëve dhe kërkoi që projektligji t’i përfundojë nesër të gjitha procedurat në Kuvend.
“Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, i lus dhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji dhe ky ligj nesër t’i përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”.