Shiko këtu LIVE ndeshjen Austria vs Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pret Austrinë.

 

Ndeshja e vlefshme për Grupin B3 nis në orën 18:00, ndërsa “Dardanët” synojnë tri pikët para tifozëve vendas.

Kosova aktualisht renditet e dyta në grup me 4 pikë, ndërsa Austria kryeson me 7 pikë. Një fitore e Kosovës do ta barazonte skuadrën me Austrinë në pikë dhe do ta rikthente fuqishëm në garën për vendin e parë.“Dardanët” kanë edhe një motiv shtesë për këtë përballje, pasi në ndeshjen e kaluar ndaj Austrisë në Vjenë pësuan humbje 3:1. Tani synimi është reagimi dhe marrja e tri pikëve në Prishtinë.

 

Trajneri Franco Foda ka bërë të qartë se objektivi i Kosovës është fitorja, ndërsa pritet që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i mbushur dhe mbështetja e tifozëve të jetë një nga faktorët kryesorë në këtë sfidë.

Të gjithë sytë sonte janë te “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova kërkon një fitore të madhe për të vazhduar ëndrrën për kreun e grupit. 🇽🇰🔥

KETU