EKSKLUZIVE : Sapo u morr vendimi qe te gjith e prisnin

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

 

Seanca do të mbahet në orën 09:00.

Telegrafi mëson se në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

 

Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së saj.

Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij.

Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.

Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese./Telegrafi/