Vjen paralajmerimi i rrezikshem tash para kuvendit do te ndodh…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshje politike dhe procedurale për votimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka bërë thirrje për tubim të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës.

 

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv

 

OVL-UÇK ka bërë të ditur se, nëse deri atëherë nuk ka dakordim, nga e hëna do t’i përshkallëzojë veprimet.

“Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës. Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi. Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagim./Klankosova.tv