Historia e Prof. Dr. Bashkim Ziberit, ligjërues më Universitetin e Tetovës, është dëshmi se përkushtimi dhe puna e palodhur mund të të çojnë në majat e botës akademike.
I lindur në një fshat të Tetovës, ai sot ligjëron në edhe më Universitetin e Harvardit, një nga institucionet më prestigjioze në botë.
Studimet për Fizikë i përfundoi në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas vazhdoi studimet master dhe doktoraturën në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, ku u specializua në fushën e nanoteknologjisë.
Gjatë karrierës së tij shkencore është vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka botuar mbi 40 punime shkencore, ka marrë pjesë në më shumë se 100 konferenca ndërkombëtare dhe është autor i dhjetëra kumtesave në fushën e kërkimit shkencor.
Pas disa vizitave dhe bashkëpunimeve akademike në Harvard, Bashkim Ziberi u bë edhe ligjërues në këtë universitet prestigjioz.
Për suksesin e tij ka folur me krenari edhe profesori Nexhmedin Spahiu, i cili e pati student në Universitetin e Tiranës, duke e cilësuar Ziberin si një nga historitë më frymëzuese të suksesit shqiptar në arenën ndërkombëtare./Revista Ora