Një përleshje mes disa veteranëve është raportuar pak para nisjes së protestës së paralajmëruar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike mes vete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan deri te incidenti.
Ngjarja ka ndodhur në momentet kur protestuesit po përgatiteshin për nisjen e protestës.
Përplasja ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa mbetet të sqarohet se çfarë e shkaktoi incidentin dhe nëse ka persona të lënduar.