Beka i reagon ashpër Berat Buzhalës për protestat: Mos u tut, hajde në shesh – nuk e kemi ndërmend të ndalemi!

Asamblisti i PDK-së, Florian Beka, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, pasi ky i fundit kritikoi protestën “Jo në emrin tim”, e cila prej 15 netësh po vazhdon në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

Në postimin e tij, Buzhala pretendoi se folësit në protestë nuk po e adresojnë problemin real dhe kërkoi që kritikat të drejtohen ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin dhe veprimet e tij lidhur me Gjykatën Speciale.

Beka, përmes një komenti, e kundërshtoi këtë vlerësim, duke theksuar se organizatori i protestës, Çlirim Haziri, çdo natë i shpalos kërkesat drejtuar Qeverisë.

 

“Berat, nuk e di pse s’po del çdo natë në protestë, ndoshta edhe po tutesh. Po me pasë dalë, e kishe pa që çdo natë Çlirimi i thotë kërkesat e protestës për Qeverinë”, ka shkruar Beka.

Ai e ka ftuar Buzhalën të marrë pjesë dhe të bindet vetë për mesazhet që përcillen nga sheshi, duke nënvizuar se protestuesit nuk synojnë të ndalen.

“Mos u tut, hajde dil e bindu vetë se nuk e kemi njet me u ndal!”, ka përfunduar Beka.