Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.
Në takim është diskutuar gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale.
Në këtë kuadër, temë e diskutimit ka qenë edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.
Gjenerali Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së.