Deputetja e PDK-se ka bere publik emailin qe ia ka derguar kryetares se Kuvendit te Kosoves, Albulena Haxhiu, lidhur me perfshirjen e projektligjit per Hage ne rendin e dites.
Ajo ka thene se sot, pas ores 15:00, ne Kuvendin e Kosoves jane parashikuar edhe 11 ligje te tjera per shqyrtim, por ne kete liste nuk figuron projektligji i propozuar nga PDK-ja per Hage.
Deputetja ka shprehur shqetesimin e saj per kete ceshtje, duke kerkuar sqarime nga Albulena Haxhiu se pse projektligji per Hage nuk eshte perfshire ne rendin e dites, ndersa ligjet e tjera jane planifikuar per shqyrtim.