Vetëm pak ditë pasi Katerina foli publikisht për raportin me Arnoldin dhe çështjen e testit të ADN-së, një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen.
Katerina dhe Arnoldi kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, pas një periudhe tensioni dhe ndërprerjeje të komunikimit.
Por ky nuk është i vetmi detaj.
Arnoldi ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet së bashku me Katerinën duke kënduar. Postimin ai e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Mbas testit të ADN-së.”
Ky veprim vjen pak ditë pas intervistës së Katerinës në “Prive By Liberta Spahiu”, ku ajo tregoi se komunikimi mes tyre kishte rifilluar.
“Kemi nisur kontaktet”, deklaroi Katerina.
Ajo tregoi gjithashtu se Arnoldi e kishte zhbllokuar dhe e kishte telefonuar për të diskutuar rreth testit të ADN-së, të cilin ai e kishte kërkuar më herët.
Sipas Katerinës, në momentin e intervistës testi ende nuk ishte realizuar.
Rikthimi i “follow”-it dhe postimi i fundit i Arnoldit kanë shtuar pikëpyetjet nëse mes tyre po ndodh një afrim i ri. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se janë rikthyer si çift, ndërsa mbishkrimi i videos nuk dëshmon në vetvete se testi i ADN-së është kryer.