Endrit Thaçi ka folur për bisedën që ka zhvilluar me babanë e tij, Hashim Thaçin, pas zhvillimeve të fundit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
Ai ka thënë se gjatë bisedës, Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre.
“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Endrit Thaçi.