Skenari i sulmit Banjska 2 në veri të Kosovës i dizajnuar për ekzekutim nga shërbimet sekrete të Rusisë dhe Serbisë

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

Një eskalim i përsëritur i gjendjes në veri i konvenon shtetit serb, pasi mos ndëshkimi i shtetit të Serbisë për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë 1998/1999 dhe tani mos ndëshkimi e Serbisë nga BE dhe Amerika për sulmin terrorist Serb në Bajska ju ka dhënë kurajë Beogradit dhe grupeve kriminale që të vazhdojnë akoma me ndonjë aventurë të re të konflikteve hibride ku nuk përdoren ushtria e rregullt me shenjat e flamujt e tyre por përdoren trupa paraushtarake sikurse i përdori Rusia në vitin 2014 në ripushtimin e Krimes . Kosova duhet të jetë vetë e përgatitur ta mbroj territorin e vetë me polici dhe me ushtri, sidomos me ushtrimin e pushtetit dhe me ligj të barabartë.

Sa ju përket disa incidenteve të fundit në veri të Kosovës, e që janë vepra të nxitura nga Beogradi, por edhe arrestimit të dy qytetarëve rus që kanë hyr ilegalisht në Kosovë, kemi të bëjmë pa asnjë dilemë me veprime subversive speciale me agjentë rus, për ta provokuar me destabilizim situatën në Kosovë, pasi që Kosova dhe Rusia nuk janë me kufi territorial ngatë njëra tjetrës, dhe sigurt se qytetarët rus, agjentët e GRU nuk kanë ardhur të kërkojnë azil politik në veriun e Kosovës por kanë ardhur ilegalisht me mision sekret aty. Pas këtyre zhvillimeve të fundit që japin sinjale se rrjetet e spiunazhit rus dhe serb po përgatiten për situatë të re të tensionimit dhe destabilizimit të gjendjes në Kosovë, zonat e banuara me shumicë serbe,

Kosova duhet të jetë akoma më e kujdesshme dhe e përgatitur për tu ballafaquar me të tilla eksese qe do të ndodhin sidomos në veri ku ka prezencë të pjesëtarëve të policisë, ushtrisë dhe BIA- as serbe që po tentojnë përmes formacioneve politike, sikur që është Lista serbe, ta përfitojnë popullatën Serbe dhe ta mobilizojnë atë për eskalim të radhës. Një eskalim i përsëritur i gjendjes në veri i konvenon shtetit serb, pasi mos ndëshkimi i shtetit të Serbisë për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë 1998/1999 dhe tani mos ndëshkimi e Serbisë nga BE dhe Amerika për sulmin terrorist Serb në Bajska ju ka dhënë kurajë Beogradit dhe grupeve kriminale që të vazhdojnë akoma me ndonjë aventurë të re të konflikteve hibride ku nuk përdoren ushtria e rregullt me shenjat e flamujt e tyre por përdoren trupa paraushtarake sikurse i përdori Rusia në vitin 2014 në ripushtimin e Krimes .

Kosova duhet të jetë vetë e përgatitur ta mbroj territorin e vetë me polici dhe me ushtri, sidomos me ushtrimin e pushtetit dhe me ligj të barabartë. Luftë nuk ka, luftë mundet të ketë vetëm në rast se NATO dhe Amerika e dëshirojnë një luftë të tillë por shanset janë afër zeros. Eksese dhe sulme sporadike me karakter terrorist mundë të ndodhin, siç mundet të ketë edhe ndonjë sulm me ndonjë Dron kamikaz të pa identifikuar kundër policisë ton (në tavolinën operacionale serbe ekziston ky plan i dronave ) por jo sulm vdekjeprurës kundër ushtarëve të NATO-s, sidomos ushtarëve të shteteve me peshë të madhe ushtarake dhe politike, sikurse ndodhi në protestat e dhunshme serbe para disa muajve kur u sulmuan dhe u lënduan rënd dhjetëra ushtarë të KFOR-it, ushtar të shteteve pa rëndësi ushtarake dhe politike . Është e qartë se këto sulme ishin të menduara dhe koordinuara nga Beogradi zyrtar dhe lista e tyre Serbe me Rusinë !