Tronditë Baton Haxhiu, përmend këta 7 emra lidhur me Gjykatën Speciale

Ai veçse nuk tha që në të ardhmen Specialja do të veprojë edhe me lëndë tjera”, Baton Haxhiu, pasi u përmendën edhe emra të tjerë në Hagë

 

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Gjykata Speciale përmendi edhe shtatë emra të tjerë.

Ai tha se Gjykata në një formë i shpalli fajtorë, vetëm në mungesë të aktakuzës nuk mund ta deklaronte këtë.

 

Kështu, Haxhiu nuk e përjashtoi që të ketë aktakuza të reja.

“Edhe 7 të tjerë që i përmendi me emra e mbiemra, të cilët në këtë moment nuk janë këtu, por pafajësia e tyre ekziston për faktin se nuk është ngritur aktakuzë, por kjo i binte që edhe ata mund ta kenë radhën”, ka thënë ai. /Gazeta Express