LAJMI FUNDIT| Pasi e quajti UDBash, Gani Geci i shkon në zyre Qëndrim Kryeziut të PDK-së

Pas sqarimeve të fundit, është zhvilluar edhe një takim në Prishtinë mes dy palëve, ku siç është bërë e ditur, ata kanë pirë një kafe në zyrë dhe kanë sqaruar situatën e krijuar.

 

“Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë, në zyrën time!”, thuhet në deklaratën e bërë pas takimit.

Duke iu referuar edhe videos që kishte qarkulluar më herët, është sqaruar se materiali ishte publikuar pa pjesën e fundit të deklaratës.

 

“Edhe për videon, për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët”, thuhet në sqarimin e bërë pas takimit.

Sipas këtij sqarimi, pas bisedës dhe kërkimfaljes së ndërsjellë, situata është tejkaluar dhe raportet mes tyre kanë vazhduar normalisht.