Çka po ndodhë? Pasi e “thumboj” Gani Gecin – Ja çfarë bëri Dardan Krasniqi

Pas sqarimeve të fundit rreth deklaratave të Gani Gecit për rastin e Idriz Rrecit, edhe ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, ka fshirë postimin e tij kundër Gecit.

 

Krasniqi kishte publikuar një video të vjetër të Gani Gecit dhe kishte ngritur akuza të rënda ndaj tij lidhur me rastin e Idriz Rrecit. Mirëpo, më vonë është bërë e ditur se videoja ishte e prerë dhe i mungonte pjesa e fundit e deklarimit.

Në pjesën që mungonte, Geci kishte thënë se Idriz Rrecin e kishte vrarë Serbia. Pas këtij sqarimi, Krasniqi e ka tërhequr postimin.

 

Ndërkohë, edhe Qëndrim Kryeziu i ka kërkuar falje Gani Gecit pas sqarimeve lidhur me videon dhe deklaratat e publikuara.

Kjo vjen pas një serie reagimesh publike që u shkaktuan nga publikimi i videos së shkëputur, ndërsa me sqarimin e pjesës së munguar të saj është ndryshuar edhe konteksti i deklaratës së Gecit.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tërheqja e postimeve dhe kërkimfaljet po e zbusin përplasjen e krijuar në ditët e fundit.