Vjosa Osmani udheton per New York, takohet me djalin e Donald Trump – Detaje ekskluzive

Osmani takohet me djalin e Trumpit, flet për investimet dhe partneritetet për Kosovën
Sot, në New York, pata nderin të jem pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, me ftesë të Kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

 

Në një kohë të transformimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, ky forum sjell së bashku liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe kompanitë më të mëdha amerikane e ndërkombëtare, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë ekonominë dhe sigurinë globale.

Prania në këto organizime është mundësi për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të kërkuar përkrahje për Kosovën dhe për të hapur horizonte të reja për investime dhe zhvillim.

Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes.