Kraki: BoII më me ndasi e me taborre, 27 vjet pas Iuftës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ndasitë politike e shoqërore në Kosovë.

 

Kraki ka bërë thirrje për bashkim, duke theksuar se Kosova ka pasur “vetëm një armik” dhe se qëllimi i përbashkët ka qenë liria.

“Boll mo se na çmendet me ndasi e me taborre edhe 27 vjet pas luftës”, ka shkruar Kraki, duke shtuar se duhet të tejkalohen ndasitë partiake dhe të respektohet kontributi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.Reagimi në Facebook:

 

BOLL MO!

Boll mo se na çmendet me ndasi e me taborre edhe 27 vjet pas luftes. Nuk e kemi lluksin ne qe ta kemi secili nga nje lufte, secili nga nje UÇK, secili heronjte e vet, secili armiqte e vet, secila parti homazhet e perkujtimet e veta….

NUK E KEMI ATE LLUKS. Merrni vesh!

Sepse ne e kemi pase dhe e kemi vetem nje armik e ai dihet. E kemi pase vetem një qellim, lirine. Qellimin e kemi arrite krejt bashke, me nje UÇK dhe me perpjekjet shekullore te te gjitheve. Kush me shume e kush me pak, secili ne nje moment ka dhene diçka per kete Kosove, per kete Liri.

PO! Ka pase dhe ka persona qe s’e kane duru as UÇK-ne e as atdhetarët qe me dekada e mbajten gjalle frymen e lirise.

Ka ende te atille qe 24 ore ne dite çojne uje ne mullirin e armikut, me ose pa qellim por gjithsesi me fitim. Ka edhe te atille qe pushteti ose deshira per të i tranon, i tjeterson, i demaskon, i izolon e i largon nga arsyeja e shendoshe, nga ajo qe eshte e drejte. Nga ajo qe duhet te thuhet edhe kur nuk eshte ne interesin tend imediat. Por ata janë pakicë. Shumica jemi ne. Ne qe u munduam per kete vend, ne qe ia dime vleren UÇK-se dhe secilit patriot.

Prandaj ne duhet te tregohemi me te forte se ndasite tona, me te forte se partite tona, me te zgjuar se ata qe ushqejne urrejtje. Ne duhet te jemi bashke dhe te biem dakord qe e kemi te njejten histori, te njejten UÇK, te njetin qellim, te njejtin armik, te njejtit miq, te njejtat halle e te njejtat shpresa kolektive.

Ne duhet t’i njorojme ata qe na ndajne per interesat e tyre.

Prandaj BOLL MO!