Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar identifikimin e mbetjeve mortore të dy veprimtarëve të partisë, të zhvarrosura në Mitrovicë.
“Pas më shumë se 27 vitesh të zhdukur”, shkroi Haziri, duke konfirmuar identifikimin e Idriz Rrecajt dhe Adem Beqirit.
Sipas tij, Rrecaj udhëhiqte LDK-në në Skënderaj e Drenicë, ndërsa Beqiri ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Në mesin e 23 personave, u identifikuan edhe mbetjet e bashkëveprimtarit Sali Mziu, tha Haziri.
“Lavdi e përjetshme!”, përfundoi ai.