Avokati Koci sapo dha lajmin e rende qe po i bene Serbia tash

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se autoritetet serbe i kanë ndaluar disa herë hyrjen në Serbi, teksa ai thotë se atje ka udhëtuar për të ofruar ndihmë juridike për qytetarët e Kosovës të arrestuar.

 

Koci ka njoftuar se për rastet e qytetarëve kosovarë të arrestuar në Serbi është angazhuar vazhdimisht si avokat, pa pagesë, ndërsa ka mbuluar edhe shpenzimet e udhëtimeve.

Sipas tij, autoritetet serbe kohëve të fundit e kanë ndaluar disa herë për “verifikime shtesë”.

 

“Mesazhi është i qartë: nuk jam i mirëseardhur në Serbi. Çdo shkuarje atje më ekspozon ndaj rrezikut dhe ma kufizon mundësinë me u dalë në krah qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Ai ka bërë të ditur se më 19 gusht i është drejtuar kryeministrit, presidentes dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke kërkuar që angazhimi i tij të vazhdojë në koordinim me institucionet e Kosovës.

Koci thotë se deri më tani nuk ka marrë përgjigje dhe për këtë arsye ka vendosur ta bëjë publike kërkesën.

“Gatishmëria ime për me qenë në shërbim të qytetarit dhe Kosovës mbetet e njëjtë”, ka përfunduar ai.