Gazetari Faton Mehmeti ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se në muajin nëntor mund të ketë arrestime të reja. Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka pretenduar se emrat e personave që, sipas tij, pritet të arrestohen, tashmë dihen.
Në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me fjalën “Ekskluzive”, ai ka shkruar: “Në nëntor pritet të ketë arrestime të reja.. dihen edhe emrat”. Megjithatë, në postim nuk jepen detaje se për cilin rast bëhet fjalë, cilët persona mund të arrestohen apo se cilat janë burimet e këtij informacioni.
Pretendimi i bërë nga Mehmeti vjen në një kohë kur zhvillimet në vend kanë qenë të shoqëruara me vëmendje të madhe publike dhe procedura të ndryshme gjyqësore. Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet e drejtësisë që të konfirmojë arrestime të reja në nëntor.
Gazeta Faton Mehmeti ka plasur bomben ne rrjetin social facebook duke thene qe do te kete arrestime tjera
Postimi i plote i tij:
Eksluzive
Ne nentor pritet te kete arrestime te reja..dihen edhe emrat