Gruaja e Jakup Krasniqit sapo tha kete gje b0mbastike

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin bashkëshorti i saj u dënua me 25 vjet burgim.Ajo ka treguar se pas shpalljes së aktgjykimit është takuar me Jakupin. “Jakupi më tha se ‘unë ndjehem mirë’, ngase nuk kam kryer asnjë nga veprat për të cilat akuzohem.

 

‘Mos u shqetësoni ju, sepse unë asnjëherë s’i kam bërë keq askujt në këtë jetë’”- ka deklaruar Sevdije Krasniqi.Ajo ka thënë se avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, por ka shprehur dyshime lidhur me rezultatin e mundshëm të këtij procesi.“Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin në Gjykatën e Apelit, megjithëse nga ky vendim që morëm nga shkalla e parë, nuk besojmë shumë as në atë të Apelit”- ka thënë ajo për Top Channel.

 

Në fund, Sevdije Krasniqi u ka bërë thirrje shqiptarëve për bashkim. “Iu kërkoj të gjithë shqiptarëve që të jenë të bashkuar dhe të marrin hapat e nevojshëm, ta kundërshtojnë këtë gjykatë me të gjitha format ligjore”- ka deklaruar ajo.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjykata e shpalli atë përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm gjatë luftës në Kosovë.Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim. Gjykata e shpalli atë fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.Dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.Seanca e Gjykatës kur u dha vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16.09.2026 u përcoll në sheshet kryesore të qyteteve në Kosovë nga qytetarët e kryetarët e komunave.Qindra qytetarë protestuan në Prishtinë pas vendimit që e dha gjykatësi Charles Smith III për Thaçin dhe të tjerët. Ata protestuan para objektit të Qeverisë e Kuvendit, si dhe para Zyrave të EULEX-it.

Protesta ka zgjatur deri në ora 00:00 të datës 17.09.2026 dhe njësitë policore e monitoruan situatën.Ambasada e Kosovës në Hagë e cilësoi vendimin si zhgënjyes për mbarë Kosovën, duke theksuar që lufta e UÇK-së ka qenë një luftë vetëmbrojtëse dhe e domosdoshme.“Ky vendim ka shkaktuar, me të drejtë, zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme.

Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës.Edhe Albin Kurti, kryeministri i vendit reagoi disa orë pas shpalljes së vendimit përmes një video-mesazhi.Kurti ka deklaruar se shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.Sipas Kurtit, aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës teksa shton se “kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”.Kurti thekson se ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë.Reagimet nuk kanë munguar as nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nga liderë partish dhe personalitete të shumta politike.