Skandal! Ia paska huq me të madhe Gjykata Speciale – Del fakt i ri për Bejadin Allaqin që u përmend sot

Një dokument i vitit 2001, që lidhet me hetimin për zhdukjen e Behajdin Allaqit, përmban dëshminë e bashkëshortes së tij, Nazmije Allaqi, lidhur me fatin e bashkëshortit të saj.

 

Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, Nazmije Allaqi u raportoi autoriteteve se bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe se ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenoc.

Dokumenti, i identifikuar me numrin e dosjes 2001-000512, përshkruan edhe rrethanat e raportimit. Në pjesën “Background of Case” thuhet se Nazmije Allaqi kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe se ai ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenoc. Ajo kishte deklaruar gjithashtu se nuk kishte parë apo dëgjuar më për të që nga ajo kohë.

Dokumenti në fjalë është një element dokumentar që paraqet një version të ngjarjes të raportuar te autoritetet në atë kohë dhe mund të përdoret për të krahasuar pretendimet dhe provat e paraqitura gjatë proceseve të mëvonshme gjyqësore.