Lajmi i fundit na vjen nga Mitrovica, ja cka po ndodh te ura e ibrit ne keto momente

Lajmi i fundit vjen nga Mitrovica, ku situata pranë Urës së Ibrit po përcillet me vëmendje të shtuar. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon drejt urës, ndërsa në zonë janë parë edhe flamuj dhe janë dëgjuar sirena.

 

Bllokimi i rrugës vjen në një ditë kur në vend janë shtuar masat e sigurisë pas zhvillimeve të sotme në lidhje me vendimin e Hagës. Policia kishte njoftuar më herët se ka përgatitur plan operacional dhe se do të jetë e gatshme të reagojë ndaj çdo incidenti.

Pamjet nga Mitrovica tregojnë praninë e shtuar të policisë në këtë pjesë të qytetit, ndërsa situata po monitorohet nga afër. Deri në këto momente, Policia ka deklaruar se në veri nuk ka indikacione për rrezik të sigurisë, por ka theksuar se është e gatshme të ndërhyjë në rast të ndonjë incidenti.