Situata gjatë protestës së sotme pranë objektit të EULEX-it në Prishtinë ka eskaluar, pas protestave të zhvilluara pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Më herët, protestuesit kishin hedhur gurë dhe mjete të tjera drejt objektit, duke shkaktuar dëmtime në disa dritare dhe rrethojën.
Protesta para EULEX-it u shoqërua me tensione të shumta, ndërsa Policia e Kosovës kishte vendosur forca të shtuara për mbrojtjen e objektit. Raportimet ndërkombëtare konfirmojnë se protestuesit sulmuan objektin me gurë, shishe dhe mjete të tjera, ndërsa disa persona tentuan edhe të kalonin rrethojat e objektit e ne mramjen e vonshme shihet qe eskaloj situata ku po shihet zgjarr me posht gjeni videon.